Tre iPhone 17 Pro do të përdoren gjatë transmetimit të finales së Ligës MLS

Tre iPhone 17 Pro do të përdoren gjatë transmetimit të finales së Ligës MLS

Auto&Tech December 06, 2025 - 15:51

Apple dhe organizata amerikane e futbollit MLS bashkuan forcat për të përfshirë iPhone 17 Pro në transmetimin e finales midis Inter Miamit dhe Vancouver Whitecaps.

Katër kopje të iPhone 17 Pro do t’i bashkohen më shumë se 30 kamerave në transmetimin dhe ‘streamimin’ e drejtpërdrejtë pas golit dhe nga publiku, për të kapur tifozët dhe reagimet e tyre.

Sa herë që shikuesit shohin transmetimin nga një nga telefonat, në ekran do të shfaqet shenja “Shot on iPhone”.

Sipas raportimeve, MLS ka testuar iPhone në procesin e tij të punës për muaj para finales. Inxhinierët e tyre thuhet se kanë konfirmuar vonesën (latency) të iPhone, sjelljen gjatë ngrohjes, stabilitetin pa tel dhe sinkronizimin.

iPhone i Apple është zgjedhur pjesërisht për shkak të procesit të tij të integruar ProRes, i cili do t’i lejojë ekipit të MLS të harmonizojë ngjyrat e pamjeve të iPhone-it me transmetimin e tyre.

Kjo është një dëshmi tjetër e kapaciteteve të fuqishme video të iPhone-it, por edhe e vlerës së marketingut të Apple për organizata si MLS.

Në realitet, iPhone nuk mund t’i rivalizojë pajisjet profesionale të transmetimit që përdorin organizata si MLS, as nga cilësia e imazhit, as nga besueshmëria e ‘streamimit’.

Megjithatë, iPhone është shumë më i lirë dhe më popullor. Shenja “Shot on iPhone” gjatë transmetimit padyshim do të tërheqë vëmendjen e tifozëve. /telegrafi