Presidenti i Venezuelës do ta pranonte ndihmën e FBI-së në hetimin e atentatit ndaj tij

Presidenti i Venezuelës do ta pranonte ndihmën e FBI-së në hetimin e atentatit ndaj tij

Bota gusht 12, 2018 - 23:25
Lexo detajet

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro i cili akuzon rregullisht SHBA-në se e duan rrëzimin e tij, ka befasuar me deklaratat e tij duke thënë se do të pranonte ndihmën e FBI-së në hetimin e atentatit ndaj tij.

“Nëse qeveria amerikane konfirmon ofertën e saj, bashkëpunimin e FBI-së për të hetuar rastin, unë do ta pranoj atë”, tha ai.
Këto komente të presidentit Maduro vijnë një javë pas atentatit të bërë ndaj tij, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Presidenti në fjalë beson se njerëzit e përfshirë në këtë tentim-vrasje kanë ikur në Florida, Peru dhe Kolumbi.

SHBA-ja ndonëse ka treguar se do të bashkëpunojë për hetimin e rastit në fjalë, nuk ka bërë të ditur ndonjë ofertë për një përfshirje të mundshme të FBI-së.

Të dy vendet ka kohë që kanë pasur marrëdhënie të tensionuara. Kur Maduro u rizgjodh si president në maj, SHBA-ja rriti sanksionet e saj ndaj Venezuelës, duke thënë se votimi nuk ishte i drejtë.