Theresa May përballet sot me një mocion mosbesimi

Bota December 12, 2018 - 11:39
Lexoni më shumë detaje

Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me votë mosbesimi nga deputetët e Partisë së saj Konservatore të mërkurën, e cila do të jetë pengesa e radhës për të për menxhimin e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, raporton VOA, transmeton zeri.info

Nëse shumica e konservatorëve në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë kundër Mayt, ajo do të duhet të largohet nga posti i kryeministres. Por nëse “mbijeton” votimin për mosbesim, një tjetër mocion mosbesimi nuk mund të caktohet deri në një vit.

Zyrtari konservator Graham Bredy njoftoi të mërkurën për votimin dhe tha se një kërkesë u plotësua për të paktën 15 përqind të ligjvënësve të partisë për të votuar. Ai tha se rezultatet e votimit do të publikohen “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Britania duhet të dal nga BE më 29 mars 2019, në bazë të rezultateve të referendumit të vitit 2016. Të dy palët kishin arritur një marrëveshje për kushtet e divorcit pas bisedimeve të gjata, por ajo duhet të konfirmohet në Parlamentin Britanik, dhe më herët këtë javë, Theresa May, ka anuluar një planifikuar votimi për të cilin ishte e sigurtë se do të rrëzohej.

Ajo u përpoq pastaj të ruante marrëveshjen nëpërmjet bisedimeve me krerët evropianë. Por zyrtarët e BE-së ishin të qartë për mungesën e dëshirës për të rinegociuar kushtet./Zeri