Trump kërcënon të “shkatërrojë” ekonominë e Turqisë

Bota January 14, 2019 - 11:30
Lexoni më shumë detaje

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja do të “shkatërronte Turqinë ekonomikisht” nëse vendi aleat i NATO-s sulmon kurdët në rajon.

“Fillimi i tërheqjes së vonuar nga Siria, ndërkohë që goditëm fuqishëm, nga shumë drejtime, territorin e vogël të mbetur të ISIS-it”, shkroi Trump në twitter dhe shtoi, “Do ta shkatërrojmë ekonomikisht Turqinë nëse godasin kurdët”, por pastaj pasoi një cicërimë e dytë, “Po kështu, nuk duam që kurdët të provokojnë Turqinë”, raporton CNN, transmeton zeri.info

“Rusia, Irani dhe Siria kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të politikës amerikane afatgjatë për shkatërrimin e ISIS-it në Siri. Ne gjithashtu përfitojmë, por tani është koha për të sjellë trupat tona në shtëpi”, theksoi Trump. Të hënën, zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin tha se Ankaraja priste që Uashingtoni të nderojë partneritetin strategjik të të dy vendeve. Në një cicërimë drejtuar Trumpit, Kalin tha, “terroristët nuk mund të jenë partnerë tuaj dhe aleatë”./Zeri