Dita vendimtare për Brexitin

Bota January 15, 2019 - 10:31
Lexo Detajet

Çështja e Brexitit do të marrë fund të martën kur parlamenti britanik do ta votojë marrëveshjen e Theresa Mayt me BE-në mbi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Nëse May e humb këtë votim ajo do ta humbë edhe pozitën e saj si kryeministre, përcjell gazeta "Zëri".

Debati dhe votimi do të mbahen mbi atë se si parlamenti do të miratojë një mocion, i cili deklaron se deputetët mbështesin Marrëveshjen e Tërheqjes, një tekst ligjërisht detyrues që përcakton kushtet për largimin nga BE-ja. Si dhe në veçanti, secilit deputet do t'i kërkohet të votojnë për një deklaratë që detajon marrëdhënien e Britanisë me BE-në pas Brexitit.

May do të ketë nevojë për 318 vota për të fituar, por ajo nuk ka një shumicë të nevojshme të parlamentit prej 650 deputetëve, gjithashtu dihet se anëtarët e linjës së ashpër Brexit të Partisë së saj Konservatore kanë thënë se do të votojnë kundër planit të saj. Partia DUP e Irlandës së Veriut, e cila e ka ndarë qeverinë në dy grupe, gjithashtu kundërshton marrëveshjen në formën e tanishme për shkak të përfshirjes së të ashtuquajturit "Backstop". Kjo dispozitë do të mbajë një kufi të hapur midis Irlandës së Veriut, një territori britanik dhe Irlandës anëtare të BE-së nëse Britania e Madhe dhe BE-ja nuk arrijnë të bien dakord për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë deri në dhjetor 2020. Të dy deputetët konservatorë të DUP-it i frikësohen  “Backstop-it” që do të lidhin Britaninë e Madhe me BE-në për një kohë të pacaktuar.

 Si do të funksionojë një gjë e tillë?

Pesë ditët e debatit morën fund me datën 9 të këtij muaji. Më 15 janar deputetët do të përfshihen në debate pastaj në votim të drejtpërdrejtë. Fillimisht deputetët do të votojnë mbi amandamentin e qeverisë dhe pastaj do të votojnë rreth mocionit për pranim ose për refuzim të Brexitit.

Deri më tash qeveria britanike ka pësuar dy goditje të rënda: fillimisht deputetët kanë votuar pro shkurtimit të taksave që është menduar t’i mbulojë shpenzimet e ndikimit të Brexitit. Për ta bërë edhe më të thellë humbjen e qeverisë deputetët votuan pro amandamentit me anë të të cilit e detyruan Mayn ta dorëzojë një plan “B” për Brexitin në rast se ajo e humb besimin dhe votën e deputetëve të partisë së saj. Në situata të zakonshme qeveria ka 21 ditë që ta gjejë një alterantivë tjetër, gjithsesi. Duke marrë parasysh situatën e tanishme dhe komandën nga ky amandament, May ka vetëm tri ditë që ta prezantojë një palan të ri, raporton DW-ja.

Votimi është caktuar që të fillojë në orën 8 të mbrëmjes. Përfaqësuesi i Dhomës John Bercow, sipas protokollit, do të kërkojë që ata të cilët janë pro të thonë “Po”, kurse ata të cilët janë kundër “Jo”.

Nëse përfaqësuesi i Dhomës nuk është i gatshëm të gjykojë nëse ka marrë përgjigje pozive ose negative do ta ndajë paralamentin për qartësime të mëtutjeshme. Gjatë ndarjes së parlamentit në dy grupe dhe ndërsa ecin nëpër lobet e tyre, nëpunësit regjistrojnë emrat e tyre, të cilat pastaj numërohen nga katër tregtarë të emëruar. Rezultatet pastaj numërohen dhe i jepen përsëri përfaqësuesit të Dhomës, i cili ua paraqet deputetëve rezultatet e votimit. I gjithë ky proces nuk merr më shumë se 15 minuta për t’u realizuar.

Çka do të ndodhë nëse May humb votimin?

Sipas ligjit qeveritar, qeveria ka 21 ditë që të vendosë se si do të reagojë në lidhje me situatën e krijuar. Disa herë May ka treguar që nëse mocioni refuzohet Mbretëria e Bashkuar do ta lërë Bashkimin Evropian më 29 mars pa asnjë marrëveshje paraprake me Bashkimin Evropian.

Për vetë Mayn kjo do të të thotë që këtu merr fund mandati i saj si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë mocionit të mosbesimit gjatë vitit të kaluar shumë anëtarë të partisë së saj kanë votuar kundër saj, por kjo nuk mjaftoi që ajo të nxirret nga qeveria. Gjithsesi këtë herë humbja do t’i japë fund misionit të saj dhe do të detyrohet të japë dorëheqje para mbretëreshës.

Jeremy Corbyn, lideri i Partisë së Punës, ka thënë që partia e tij do të votojë komplet kundër kësaj marrëveshjeje. Ai gjithashtu ka kërkuar për zgjedhje të përgjithshme nëse qeveria e humb votimin e të martës dhe May detyrohet të japë dorëheqje. 

Hapi tjetër pas humbjes së qeverisë do të duhet të jetë edhe shkarkimi i qeverisë me anë të një tjetër vote mosbesimi. E nëse mbahen zgjedhje të përgjithshme dhe Partia e Punës e merr komandën e qeverisë, Corbyn do t’i rifillojë negocimet për një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar një referendum të ri. Sipas tij referendumi do të duhet të mbahet vetëm nëse dështimi i qeverisë nuk pasohet me dorëheqjen e të gjithë kabinetit.

Disa analistë politikë e përshkruajnë krizën jo si një konflikt mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, por konflikt thelbësor mes Qeverisë dhe Parlamentit, një krizë që heret ose vonë do të çojë në një krizë kushtetuese dhe askush nuk do të dijë se cfarë të bëjë në atë situatë.

Në këtë kohë asnjëra nga palët nuk e kanë shumicën dërrmuese: pa marrëveshje (e cila do të impononte barriera tregtare, potencialisht do të shkaktonte ngërç në porte dhe një mungesë të mallrave), një Brexit të butë që do ta mbante Britaninë më pranë BE-së ose një referendum të dytë./ZËRI/