Orteku i borës zë disa skitarë në Alpet Zvicerane

Bota February 19, 2019 - 18:05
Lexo lajmet e fundit nga bota

Policia ziverane ka njoftuar se disa skitarë janë ngujuar nga një ortek bore në Alpet Zvicerane pranë hotelit “Crans-Montana”. Një gazetë lokale ka raportuar se në borë janë bllokuar 10 deri 12 skitarë.

Sidoqoftë, kryetari i këtij rajoni, Nicolas Feraud, nuk ka pranuar të flasë për numrin e skitarëve të ngujuar. Besohet se orteku është shkaktuar nga rritja e temperaturave gjatë javës së kaluar, e cila ka shkaktuar shkrirje të shpejtë të borës.

Për fat të mirë, rrëshqitjet e borës kanë ndodhur gjatë kohës kur nxënësit janë ende në pushime dimërore.

“Një ortek është shembur në rajonin Plaine-Morte. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Disa njerëz janë ngujuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Dëshmitarët kanë thënë se në vendin e ngjarjes janë dy helikopterë të ekipeve të shpëtimit.

Në këtë vend është planifikuar mbajtja e Kampionatit Botëror të Skijimit për femra, shkruan “Reuters”