'Nuses' së ISIS i hiqet nënshtetësia britanike - Kjo është arsyeja

Bota February 19, 2019 - 22:47
Lexo detajet

Nuses së ISIS Shamina Begum i hiqet nënshtetësia britanike pasi ajo nuk u pendua që u bashkua me grupin terrorist.

Përmes një letre dërguar familjes së Begum, u shpreh vendimi i nga zyra administrative rreth vajzës duke shtuar se ajo ka të drejtë të apeloj.

Familja e Begum ka qenë thellësisht e dëshpëruar nga ky vendim, tha avokatja e këtij rasti Tasnime Akunjee.

“Ne po konsiderojmë të gjitha mundësitë e mundshme që të ndryshojmë këtë vendim”- tha ajo.

Zyra administrative ka refuzuar të komentoj në akuzat e Akunjee, por vetëm tha “Ne nuk i lëmë njerëzit pa shtet.”

Më herët është raportuar se Begum do të merret në pyetje nga policia dhe mund të arrestohet nëse kthehet në Britani të Madhe.

Kjo 15 vjeçare la shtëpinë dhe shkollën për tu bashkuar me shtetin Islamik në vitin 2015.

Pasi ka lindur djalin e saj atje, ajo ka bërë një thirrje lutëse për tu kthyer në shtëpi.

“Unë i përkrah disa vlera britanike dhe jam gati të kthehem në Britani, të vendosem atje dhe të rehabilitohem.”- ka thënë ajo.

Sidoqoftë ajo shtoi se vrasja e 22 fansave në koncertin e Ariana Grande në Mançester ishte një justifikim i drejtë nga sulmi ajror i ISIS. Pa shprehur keqardhje dhe me plot mizori, ajo tha se ky sulm ishte një shpagim./Insajderi

Image