Maduro urdhëron arrestimin e njeriut më të afërt të Juan Guaidos

Maduro urdhëron arrestimin e njeriut më të afërt të Juan Guaidos

Bota March 23, 2019 - 23:31
Lexoni detajet

Njeriu më i afërt i Presidentit të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaidos është vënë në pranga nga agjentët sekretë.

Njeriu më i afërt i Presidentit të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaidos është vënë në pranga nga agjentët sekretë.

Autoritet bastisën banesën e Roberto Marreros e cila ndodhet në kryeqytetin Caracas. Mediat e huaja shkruajnë se operacioni i bastisjes së shtëpisë të njeriut më të afërt të Guaidos mund të sinjalizojë një goditje nga Presidenti Maduro ndaj opozitës.

Gjithashtu pas banesës së Marreos është bastisur edhe banesa e deputetit opozitar Sergio Vergara që ndodhej pranë asaj së Marreros, por Veraga nuk u arrestua. Të paktën 40 agjentë të armatosur ishin të përfshirë në bastisjet e banesave.

Juan Guaido ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Roberto Marreros, madje ai ka kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për çështjen. Vendodhja e Marreros akoma nuk është bërë publike se ku mbahet.

Juan Guaido kërkon me doemos dorëheqjen e Maduros pasi ai e konsideron atë si shkaktarin numër 1 të problemeve të vendit