Shpëtohen rreth 1300 pasagjerë që kishin mbetur të bllokuar në det
Foto: AFP/Getty Images

Shpëtohen rreth 1300 pasagjerë që kishin mbetur të bllokuar në det

Bota March 24, 2019 - 08:37
Lexo Detajet

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës së shtune për të shpëtuar 1300 pasagjerë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një anije jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë.

Policia në qarkun e More og Romsdal tha se anija pësoi defekt me motorin dhe të gjithë personat që ishin në bordin e mjetit lundrues u evakuuan në breg, raporton BBC.

Agjencia e Shpëtimit të Detit në Norvegji tha se anija “Viking Ship” e cila zotërohet nga “Viking Ocean Crusies”, dërgoi një sinjal alarmi mes dallgëve të larta dhe erërave të forta.

Pesë helikopterë dhe disa anije shpëtimi u thirrën për shpëtim, transmeton kk.

Një nga anijet e shpëtimit, një transportues me emrin Hagland Captain, gjithashtu e humbi fuqinë e motorit dhe dy helikopterë u devijuan për të shpëtuar ekuipazhin e saj.

Deri të dielën në mëngjes, anija kishte arritur të vinte në punë tre nga katër motorët e saj dhe po përpiqej të ankorohej pranë portit më të afërt.

“Ishim duke ngrënë drekë kur anija filloi të dridhej”, tha John Curry, i cili u evakuua me helikopter”.