Më në fund Muller tregon nëse Trump është agjent i Rusisë

Më në fund Muller tregon nëse Trump është agjent i Rusisë

Bota March 24, 2019 - 21:21
Lexoni detajet

Muller nuk gjeti ndonjë të dhënë se kampanja e Trumpit ka lidhje me Rusinë

Prokurori i Përgjithshëm William Barr, ia ka dorëzuar anëtarëve të Kongresit një përmbledhje të raportit të Mullerit mbi mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, duke thënë se raporti nuk ka gjetur “se ekziston një lidhje mes kampanjës së Trumpit dhe Rusisë”.

Raporti gjithashtu tregon se Muller nuk ka zbuluar ndonjë të dhënë që do të na detyronte t’i ndjekim penalisht këshilltarët dhe njerëzit e tij më të afërt.

Sipas Këshillit Special, ende nuk mund të arrihet në një përfundim të saktë nëse Presidenti Trump ose dikush nga administrata e tij ka penguar hetimin, raporton The Guardian./ Express.