‘Dënim nga Zoti vendosja e flamurit të Kosovës në Notre Dame’, reagon ambasadori i Francës

‘Dënim nga Zoti vendosja e flamurit të Kosovës në Notre Dame’, reagon ambasadori i Francës

Bota April 17, 2019 - 11:13
Lexoni më shumë detaje

 

Ambasadori i Francës në Serbi Frederik Mondoloni i ka vlerësuar skandaloze shkrimet e disa medieve serbe rreth zjarrit në katedralen Notre Dame.

Image

Mondoloni vlerëson se janë skandaloze shkrimet për zjarrin si ‘dënim nga Zoti për vendosjen e flamurit të Kosovës në këtë katedrale’ në përvjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, raporton B92, transmeton zeri.info

Mondoloni ka thënë se komentet negative thellësisht e kanë goditur dhe shpreh keqardhje ndaj njerëzve që thonë gjëra të tilla.

“Për mua kjo nuk është Serbia që e kam njohur dhe e kam pëlqyer në këto 18 muajt e fundit sa jam këtu. Mendoj se njerëzit që e bëjnë këtë duke pretenduar se e mbrojnë vendin e tyre, në të vërtetë i bëjnë dëm të madh”, tha Mondoloni/ Zeri