Franca në ankth rreth zjarrit që shkatërroi Notre-Dame

Franca në ankth rreth zjarrit që shkatërroi Notre-Dame

Bota April 18, 2019 - 10:12
Lexoni më shumë detaje

Falë përpjekjeve të 400 zjarrfikësve, si dhe mjeshtërisë së muratorëve të gurëve të shekullit të 12-të dhe 13-të, struktura kryesore e kishës së mesjetës u ruajt në masë të madhe, transmeton gazeta "Zëri".

Katedralja Notre-Dame (Zonja Jonë) është një “ndërtesë madhështore dhe sublime”, një “simfoni e madhe në gur”, shkroi Victor Hugo. “Çdo sipërfaqe, çdo gur i kësaj katedraleje të nderuar është një faqe e historisë jo vetëm e vendit, por e shkencës dhe e artit”. Zjarri shkatërrues që shpërtheu më 15 prill dhe shkatërroi shumë nga druri i katedrales gotike – çatinë prej druri dhe spiralen, la të tronditur dhe të pikëlluar francezët me një forcë që tejkalonte rëndësinë fetare të ndërtesës. Ndërsa flakët ngulfatën kulmin, presidenti Emmanuel Macron iu drejtua popullit francez, ku ai tha se po dëshmonte që “një pjesë e jona po digjet”.

Pse zjarri në Notre-Dame nxiti një emocion të tillë në Francë? Në një qytet me pamje të gjera dhe me shikime të vjedhura, ai shërben si një pikë fikse për parisienët; një prani të qëndrueshme që shfaqet në mënyrë të besueshme, si një hallë shumë e dashur, nga ura përgjatë lumit Seine. E vizituar nga 13 milionë turistë në vit, katedralja ka qenë sfondi i shprehjeve të panumërta të frikës dhe romancës, si dhe selfieve. Katedralja 850-vjeçare është një pikë referimi kombëtare që ofron diçka të veçantë: një formë e përjetshmërisë, dramës dhe spiritualitetit, e vendosur kundër modernizmit dhe fuqisë inxhinierike të kullës “Eiffel”, transmeton tutje gazeta "Zëri".

Në natën kur zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët ajo dukej sikur shekujt ishin tretur në flakë. Për parisianët duke shikuar në heshtje të frikshme në urë pritja ishte e tmerrshme. Në parathënien e tij të “The Hunchback of Notre-Dame”, romani që zgjon francezët në shkëlqimin e katedrales, Hugo kishte paralajmëruar turbullt se “së shpejti, vetë Katedralja do të zhduket nga faqja e dheut”. Ndërsa zjarri flakëronte, frika intelektuale që Hugo mund të kishte pasur të drejtë dukej se prekte një dëshirë të thellë për Zonjën tonë për të mbijetuar.

Katedralja ishte përballur me rrëmujë gjatë luftërave të fesë, plaçkitjeve gjatë revolucionit, dy luftërave botërore dhe okupimit nazist, duke u bërë një simbol i rezistencës përballë një historie vazhdimisht të ndërprerë. Më shumë se kjo, Notre-Dame është një produkt i paradoksit të asaj historie. Është vendi ku një perandor, Napoleoni, u kurorëzua në 1804-n dhe ku themeluesi i Francës moderne republikane, Charles de Gaulle, u kujtua pas vdekjes së tij. Ajo ishte njëkohësisht një vend i përhershëm adhurimi për kishën franceze katolike dhe pronë e shtetit laik francez: një simbol në vetvete i historisë së vendit dhe së tashmes në të gjitha kontradiktat e saj të lavdishme.

Teksa vizitoi vendin pak para mesnatës, z. Macron, aq shpesh i perceptuar si jashtë kontaktit, për herë të parë gjeti fjalët e duhura për ta shprehur këtë. “Notre-Dame de Paris është historia jonë, literatura jonë”, deklaroi ai. “Vendi ku kemi përjetuar të gjitha momentet tona të mëdha, epidemitë, luftërat dhe çlirimin. Është epiqendra e jetës sonë dhe pika nga e cila matim distancën nga Parisi. Kjo histori është e jona dhe po digjet”.

Tani që flakët janë zhdukur pyetjet do të kthehen përse Notre-Dame u dogj dhe si mund të rindërtohet? Prokurori publik i Parisit ka hapur një hetim, duke deklaruar se “asgjë nuk sugjeron se ishte një veprim i qëllimshëm”. Nëse kjo ishte me të vërtetë një aksident fokusi do të jetë puna për të rinovuar strukturën piramidale të shekullit të 19-të, e cila filloi verën e kaluar. Ishte çatia prej bungu rreth kupolës që tregoheshin të dyja aq të ndezshme dhe aq të vështira për brigadën e zjarrfikësve. Falë përpjekjeve të 400 zjarrfikësve, si dhe mjeshtërisë së muratorëve të gurëve të shekullit të 12-të dhe 13-të, të cilët ndërtonin kupolat e gurit të ngritura nën çati - struktura kryesore e kishës së mesjetës u ruajt në masë të madhe. Zjarrfikësit arritën gjithashtu të shpëtonin shumë objekte dhe relikte fetare.

Sa e qëndrueshme është struktura e mbetur dhe nëse guri është dobësuar përgjithmonë nga nxehtësia intensive, thonë inxhinierët, do të duhet të vlerësohen sapo muret të jenë ftohur. Z. Macron u zotua se, pa marrë parasysh se çfarë, katedralja do të rindërtohet dhe filloi një iniciativë për mbledhjen e fondeve për këtë qëllim. Në një vend që nuk ka një traditë të filantropisë private ishte e dukshme që biznesmenët më të pasur të Francës u zotuan të kontribuonin. Dy titanë luksozë, Bernard Arnault dhe François Pinault, u zotuan për të dhuruar 300 milionë euro (340 milionë dollarë).

Kërkimi për dikë që të fajësohet do të absorbojë Francën për njëfarë kohe. Shumë do të duan të dinë saktësisht se çfarë masash janë ndërmarrë nga ata që punojnë në rinovimin dhe çfarë ishte pikërisht natyra e planifikimit të katastrofave për një monument të kësaj shkalle dhe rëndësie kombëtare, i vendosur në mes të rrugëve të ngushta në qendër të qytetit. Një pyetje më e gjerë është përgjegjësia e të cilëve duhet të jetë ruajtja e ndërtesave të mëdha fetare laike të Francës. Qeveria kishte kontribuar në rinovimin e spirales së Notre-Dames. Por katedralja duhej të grumbullonte fonde për rinovimin e kambanave të saj në vitin 2012 dhe marrëveshja midis dioqezës së kryepeshkopit dhe qeverisë për mirëmbajtjen e saj është e paqartë.

Në mëngjesin pas zjarrit turistët u mblodhën përgjatë kodrave me kalldrëm për të marrë foto të së mbijetuarës së vjetër, të dëmtuar, por jo të rrënuar. Për banorët vendas pikëllimi ndaj dëmit ishte i përzier me lehtësim të thellë se mund të kishte qenë shumë më keq. Në një moment dhe pas pesë muajsh trazira nga xhaketat e verdha zjarri dukej sikur ishte një simbol i tmerrshëm për vuajtjen e Francës. Ai shpërtheu pak para se z. Macron të paraqiste përgjigjen e tij ndaj këtyre protestave dhe në “debatin e tij të madh kombëtar”, në një fjalim që menjëherë duhej të shtyhej. Momenti duhej të shënonte fundin e një fatkeqësie. Në vend të kësaj solli një tjetër, shkruan The Economist.

Z. Macron përballet me një sfidë të ndryshme. Vendi ishte i ndarë tashmë dhe presidenti nuk po pëlqehej. Sot Notre-Dame është djegur dhe Parisi, dhe e gjithë Franca, është në dhembje. Vetëm herë pas here një dramë e tillë kombëtare mund të ndihmojë të tërheqë së bashku një vend të ndarë.Redaktoi: Sefer Xhema  /Zeri