Koreja e Veriut teston një armë të re

Koreja e Veriut teston një armë të re

Bota April 18, 2019 - 13:54
Lexoni më shumë detaje

Koreja e Veriut ka njoftuar se nën vëzhgimin e liderit Kim Jong-un ka testuar një armë të re “me udhëheqje taktike”.

Sipas lajmit të Yonhap të cilën e bazon te agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), theksohet se Kim Jong-un është shprehur se është kryer testimi i një sistemi të armëve shumë i rëndësishëm i cili do të sjellë sipas tij, rritjen e forcës luftarake të ushtrisë së Koresë së Veriut. Në lidhje me testimin e armëve “me udhëzim taktik” Kim tha ndër të tjera që shkencëtarët ekspertë në fushën e mbrojtjes kombëtare “kanë kryer një punë të mirë”.

Koreja e Veriut edhe në nëntorin e kaluar kishte njoftuar testimin e një arme të re e cila mendohej të ishte një top me rreze të gjatë.

Në një raport prej 66 faqesh që Paneli i Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara pregatiti për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) theksohet se “kompleksi bërthamor i Yongbyon është aktiv” dhe se pamjet satelitore të muajit nëntor tregojnë që pranë objekteve të shkarkimit të ujit të reaktorëve janë gërmuar kanale dhe se është ndërtuar një ndërtesë e re.

Përveç kësaj, në raportin ku thuhet se imazhet satelitore gjithashtu tregojnë “laboratorin radiokimik dhe aktivitetin e mundshëm të kompleksit të avullit”, theksohet se paneli i ekspertëve të OKB-së vazhdojnë të monitorojnë objektet e përqendrimit të uraniumit dhe fushat e minierave në vend.

Ekspertët amerikanë kanë pretenduar se Koreja e Veriut ka kthyer aktivitetet normale në fushën e testimit raketor, që kishte filluar ta shpërbënte pas një dakordimi të arritur në samitin e parë të zhvilluar vitin e kaluar mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Trump dhe Kim Jong-un për herë të fundit u takuan në një samit të mbajtur më 27-28 shkurt në kryeqytetin Hanoi të Vietnamit. Në lidhje me këtë takim Trump ishte shprehur se “Ata kërkuan heqjen e plotë të sanksioneve. Ndërsa ne nuk kishim qëllimin për ta bërë këtë. Për këtë arsye nuk mundëm të arrinim një marrëveshje”.