U shkarkua nga puna, vrau pesë kolegët e tij në uzinë – më pas sfidoi me të shtëna armësh edhe policinë

U shkarkua nga puna, vrau pesë kolegët e tij në uzinë – më pas sfidoi me të shtëna armësh edhe policinë

Bota April 18, 2019 - 14:30
Lexoni detajet e fundit

Në disa pamje të publikuara thuhet se tregohet momenti i tmerrshëm kur një i armatosur që vrau pesë bashkëpunëtorë në një uzinë në Aurora hap zjarr ndaj policisë, pasi këta të fundit përpiqen me dëshpërim për të ndaluar vrasjet e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë të shtënat në masë më 15 shkurt që tregojnë momentin kur Gary Martin, 45 vjeç, përgatitet të sfidojë zyrtarët e zbatimit të ligjit pasi u tha se ishte shkarkuar nga puna e tij prej 15 vjetësh.

I armatosuri Gary Martin, 45 vjeç, vrau pesë bashkëpunëtorë. Policia tani ka publikuar pamjet nga dita e ngjarjes

Siç thuhet tutje, videoja e postuar në internet nga policia, tregon katër kënde kamerash nga Henry Pratt Co. në Aurora, Illinois, menjëherë pasi Martin nxori armën e tij dhe filloi të shtinte në vendin e tij të punës.

Aty siç thuhet tregohet i armatosuri, i cili kishte një pistoletë, në hollin e ndërtesës, duke shikuar nga dritarja dhe duke ecur përpara dhe mbrapa.

Zyrtarët janë parë duke vrapuar drejt ndërtesës, ndërsa makinat e policisë mbushin parkingun.

Policia siguron zonën pas të shtënave në kompaninë Henry Pratt në Aurora, Illinois

Martin, i cili po mbante një qese të zezë me municion, bëhet e ditur tutje, u vra me armë zjarri nga policia.

Ai vrau pesë bashkëpunëtorë dhe plagosi gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë pesë oficerë