Fëmijët i falin prindërit që i torturuan, gjykata i dënon me burgim të përjetshëm

Fëmijët i falin prindërit që i torturuan, gjykata i dënon me burgim të përjetshëm

Bota prill 20, 2019 - 16:29
Lexoni detajet

Fëmijët e një çifti amerikan nga Kalifornia i kanë falur ata për torturat që ua shkaktuan për vite të tëra, përfshirë mungesën e ushqimit. Këta prindër u dënuan nga një gjykatë me burgim të përjetshëm.

Fëmijët e çiftit David dhe Louise Turpin thanë në gjykatë se ata ende i duan nënë dhe babanë, pavarësisht të gjitha torturave që ata ua kanë bërë.

Çifti ishte arrestuar në janar të vitit 2018 kur vajza e tyre 17-vjeçare kishte arritur të ikte nga shtëpia në Perris. Burri dhe gruaja ishin deklaruar fajtorë për keqtrajtimin e 13 fëmijëve të tyre, ndërsa për njërin prej tyre për të paktën nëntë vjet me radhë.

Ata kanë të drejtë të bëjnë ankesë për shkurtim të dënimit me burgim të përjetshëm vetëm pasi t’i kenë kaluar 25 vjet në burg.

“Prindërit ma morën jetën, por tash po e kthej prapë atë. Pashë se babai e ndryshoi nënën. Ata pothuajse më ndryshuan edhe mua, por e kuptova se çfarë po ndodhte”, tha vajza e tyre në gjykatë.

Ky çift i kishte keqtrajtuar fëmijët e tyre për një kohë të gjatë dhe në mënyra të ndryshme. Policia ka zbuluar se djalin e tyre 22-vjeçar e mbanin të lidhur për shtrati. Ata nuk i dërgonin fëmijët asnjëherë të mjeku i dhëmbëve.

Për më tepër, fëmijëve u lejohej të pastroheshin vetëm një herë në vit dhe nuk mund ta përdornin asnjëherë tualetin, shkruan “BBC”. /Express