Sipas të gjitha sondazheve, humoristi është presidenti i ardhshëm i Ukrainës

Sipas të gjitha sondazheve, humoristi është presidenti i ardhshëm i Ukrainës

Bota April 21, 2019 - 19:30
Lexo Detajet

Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, pa përvojë politike ka fituar në zgjedhjet e balotazhit duke u bërë presidenti i ardhshëm i Ukrainës, raporton BBC.

Në bazë të sondazheve ai ka marrë më shumë se 70% mbështetje të votuesve.

Zelensky kishte fituar edhe raundin e parë të zgjedhjeve më 31 mars, me më shumë se 30 përqind, duke lënë prapa Poroshenkon me 16 përqind të votave.

Balotazhi i sotëm kishte vënë përballë njeri-tjetrit presidentin aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodymyr Zelensky, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.

Presidenti i Ukrainës ka fuqi të rëndësishme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit.

Pas votimit të dielën, Zelensky tha: “Sot do të jetë fitorja e ukrainasve, fitorja e Ukrainës dhe – shpresoj – fitorja e një zgjedhjeje të drejtë”.