Trump nuk shqetësohet nga raporti Mueller

Trump nuk shqetësohet nga raporti Mueller

Bota April 22, 2019 - 20:27
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, tha të hënën se ai nuk shqetësohet aspak për shkarkim. Ky reagim vjen në më pak se një javë pasi që u bë publik raporti i prokurorit special Rober Mueller, mbi mundësinë e lidhjes së fushatës së Donald Trump dhe Rusisë, gjatë vitit 2016.

Gjatë festës së organizuar nga Shtëpia e Bardhë për Pashkët, Trump u pyet nga gazetarët se a është i shqetësuar se demokratët po e kërcënojnë me shkarkim. Ai u përgjigj “aspak”.

Që prej publikimit të raportit të Muellerit, demokratët janë në dilemë mbi hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin.

Disa nga demokratët, e ndër to edhe kandidatja e primareve të partisë, senatorja Elizabeth Warren, ka bërë thirrje që Kongresi t’i fillojë procedurat e shkarkimit. Por disa demokratë kanë paralajmëruar për rrezikun politik, nëse ata tentojnë ta shkarkojnë presidentin.

Ndërsa Kryetarja e Kongresit nga Demokratët, Nancy Pelosi, ka kërkuar që të pritet dhe të bisedohet me avokatë pasi që të lexohet i tërë raporti.

Përndryshe, raporti është bërë publik javën e kaluar, dhe përmban 448 faqe.