“Luftë” në Nigeri, vriten 17 ushtarë, zhduken 11 të tjerë

“Luftë” në Nigeri, vriten 17 ushtarë, zhduken 11 të tjerë

Bota maj 15, 2019 - 17:08
Lexoni detajet e fundit

Së paku 17 ushtarë janë vrarë në Nigeri dhe 11 të tjerë janë zhdukur, në një pritë që iu është bërë atyre shumë pranë kufirit shtetëror.

Zëdhënësi i qeverisë nigeriane Abdourahamane Zakaria tha se sulmi ndodhi të martën në afërsi të qytetit Tongo Tongo, përcjell bw.

Në këtë vendbanim rural nigerian ka ndodhur më herët një sulm i përgjakshëm, ku përpos ushtarëve nigerianë, u ekzekutuan edhe ushtarë amerikanë.

Në atë kohë, më 2017, sulmin e mori përsipër grupimi terrorist ISIS.