Zgjedhjet e parakohshme në Austri caktohen për në shtator

Zgjedhjet e parakohshme në Austri caktohen për në shtator

Bota May 19, 2019 - 14:06
Lexoni detajet

Presidenti i Austrisë Alexandër Van Belen bëri të ditur se pas bisedimeve me kancelarin me Sebastian Kurz për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fillim të shtatorit.

Kancelari Kurz i ka sugjeruar dje presidentit të Austrisë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje.

Kurz dhe Van Bellen kanë biseduar sot për një orë pas vendimit të shefit të Qeverisë  për prishje të koalicionit me partinë FPO pjesë e së cilës është Strache. Pas takimit Van der Bellen ka sqaruar për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fillim të shtatorit.