Austri, protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Austri, protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Bota May 19, 2019 - 14:43
Lexoni detajet e fundit

Austria është përfshirë nga një skandal politik pasi zv./kancelari Kristan Strahe u filmua teksa i ofronte kontratë qeveritare një oligarkeje ruse. Skandali që shpërtheu në prag të zgjedhjeve europiane, nxiti kancelarin Sebastian Kurz të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Presidenti i vendit tha se zgjedhjet janë të nevojshme për të rikthyer besimin e publikut. Austria është përfshirë në një krizë politike dhe presidenti Alexander Van der Bellentheksoi se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme ishte i nevojshëm për të rifituar besimin e publikut. Presidenti shtoi gjithashtu se e ka biseduar çështjen e zgjedhjeve të parakohshme me kancelarin Sebastian Kurz.

Partia Popullore e qendrës së djathtë e kancelarit Kurtz është në qeveri me Partinë e Lirisë, e krahut të djathtë, udhëheqësi i së cilës është Heinz Christian Strache. Dorëheqja e këtij të fundit erdhi pas publikimit të një video regjistrimi nga gazeta Der Spiegel, ku ai shfaqet teksa i ofron kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet si investitore e pasur nga Rusia. Skandali solli reagimin e menjëhershëm popullor. Rreth pesëmijë protestues u mblodhën përpara zyrës së kancelarit me pankarta në duar ku shkruhej: “Zgjedhjet e parakohshme tani”./alsatm/