Merkel u kërkon votuesve të refuzojnë nacionalizmin në zgjedhjet e BE

Merkel u kërkon votuesve të refuzojnë nacionalizmin në zgjedhjet e BE

Bota May 19, 2019 - 15:27
Lexoni detajet e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje evropianëve të refuzojnë me votë nacionalizmin në zgjedhjet e BE-së që do të mbahen javën e ardhshme.

Deklarata e Merkel u bë gjatë një tubim në kryeqytetin kroat të Zagrebit, ndërsa kancelari i Austrisë njoftoi fundin e qeverisë së tij me Partinë e ekstremit të djathtë të Strache pas publikimit të një videoje sekrete ku partneri i tij i koalicionit shfaqej duke diskutuar kontratat qeveritare me një investitor të pretenduar rus.

“Patriotizmi dhe Evropa nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, nacionalizmi po përpiqet të shkatërrojë Evropën dhe ne duhet ta luftojmë”, deklaroi Merkel para një turmë prej rreth 6,000 njerëzish të mbledhur në një sallë basketbolli, në ngjarjen e vetme të fushatës zgjedhore të Parlamentit Europian jashtë Gjermanisë.

Kancelarja gjermane iu referua përvojës së Kroacisë në luftërat e Ballkanit të viteve 1990, ndërsa përshëndeti Bashkimin Evropian si një faktor kyç në favor të paqes në kontinent.

“Evropa është një projekt paqeje. Ne kemi 74 vjet paqe në Gjermani. Ju keni pasur një luftë në vitet 1990, ju e dini se çfarë do të thotë paqe “, tha Merkel.

“Ne mund ta mbajmë këtë paqe vetëm nëse përfaqësojmë interesat e të gjitha shteteve anëtare dhe nëse jemi në gjendje ta fusim veten në pozicionin e palës tjetër , për të ndërtuar ura. ”

Merkel u shfaq në tubim së bashku me Manfred Weber, kandidatin për president të Komisionit Evropian të Aleancës së qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.

Kandidati kryesor i partisë në pushtet të Kroacisë HDZ, Karlo Ressler, ishte gjithashtu në event.

Merkel foli kryesisht në gjermanisht, por ajo përfundoi fjalimin e saj në kroatisht, duke i bërë thirrje njerëzve të votonin në zgjedhje.

“Mbështetni Evropën e paqes, lirisë dhe prosperitetit. Mbështetni PPE dhe HDZ. Përkrahni Manfred Weber dhe Karlo Ressler“