Politikani Nigel Farage goditet me qumësht nga protestuesi (VIDEO)

Politikani Nigel Farage goditet me qumësht nga protestuesi (VIDEO)

Bota May 20, 2019 - 17:44
Detajet

Politikani britanik, Nigel Farage, është goditur sot me qumësht nga një protestues, derisa po ecte rrugëve të qytetit të Neëcastle, raporton The Guardian.

Ai po bënte fushatë në këtë qytet, kur befasisht u godit me qumësht nga një person.

Në video shihet që burri që po arrestohej dëgjohet duke bërtitur “fashist”, transmeton Klan Kosova.

Farage nuk ishte i kënaqur me reagimin e pjesëtarëve të sigurimit, pasi është dëgjuar duke u thënë se “si nuk arritët ta ndalnit”.