Çudia e botës: Menjëherë pasi u betua President, përzuri të gjithë parlamentin

Çudia e botës: Menjëherë pasi u betua President, përzuri të gjithë parlamentin

Bota May 20, 2019 - 18:40
Lexo Detajet

Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u betua dhe mori detyrën pas fitores mahnitëse në zgjedhjet e muajit të kaluar me 73 % të votave, hapi i parë i ish komedianit, yllit televiziv që luante rolin e presidentit në emisionin e tij, sot tregoi anën serioze ku shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Gazeta Metro.

Deri tani nuk ishte e qartë se çfarë qëndrimesh dhe politikash planifikon Presidenti Zelenskiy përveq disa slloganeve dhe fjalimeve të pakta gjatë fushatës, që ishin edhe pjesë e satirës së emisionit të tij, e fitorja e tij e trimëroi sot që vendimi i parë i tij ishte shpërndarja e parlamentit 5 muaj para kohe me arsyetimin se në Ukrainë politikanët po e shfrytëzojnë postet për të u pasuruar.

Volodymyr Zelenskiy dekretin e tij të parë pritet të zyrtarizojë sot, e zgjedhjet priten të mbahen dy muaj pas nënshkrimit. Ai deklaroi gjatë fjalimit të tij inagurues se “Njerëzit janë lodhur nga politikanët me përvojë, që për 28 vite kanë ndërtuar një shtet mundësish…për ryshfet, shpërlajrje parashë e korrupsion”.

Parlamenti i tanishëm i Ukrainës kontrollohet nga ish presidenti Poroshenko që ka shumicën e anëtarëve dhe do të ishte gati e pamundur të shtynte para agjendën e tij të politikave. Presidenti Zelenskiy po llogaritë se popullariteti i tij do të i sjellë fitore në zgjedhejt e ardhshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shpalli se synimi i tij kryesor është sigurimi i paqes në lindje të Ukrainës, ku ka pesë vite që ushtarët po luftojnë kundër separatistëve që mbështetën nga Rusia e ka shkaktuar mbi 13 mijë viktima.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka refuzuar që të përshëndesë presidentin e ri ukrainas, por e pas zgjedhjes së Zelenskiy president, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse i cilësoi si ‘cirk’ zgjedhjet në Ukrainë