Kryeministrja britanike Theresa May jep dorëheqje

Kryeministrja britanike Theresa May jep dorëheqje

Bota May 24, 2019 - 11:25
Lexoni detajet

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se më 7 qershor do të jap dorëheqje si lidere e Partisë Konservative, duke hapur kështu rrugë për një garë për të vendosur për kryeministrin e ri, transmeton Zeri.info.

Në një deklaratë emocionale në Downing Street, zonja May ka deklaruar se ‘e kam bërë më të mirën’ për të nderuar rezultatet e referendumit të vitit 2016 për Brexit.

“Do të mbetet çështje e pendimit të thellë që nuk kam pasur mundësinë që të zbatoj Brexit-in”, ka deklaruar ajo, për të shtuar se një kryeministër i ri, është në interesin më të mirë për vendin./ZERI