Trump thotë se dëshiron të pajtohet me Rusinë dhe Kinën

Trump thotë se dëshiron të pajtohet me Rusinë dhe Kinën

Bota June 20, 2019 - 11:58
Detajet

Presidenti i SHBA’së Donald Trump ka thënë se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme në samitin G20 në Japoni.

Në një intervistë për Fox News, Trump ka thënë se do të ketë takime me Putinin dhe presidentin kinez Xi Jinping. Ai edhe më herët ka konfirmuar se do të takohet me Xi.

“Dua të pajtohem me Rusinë dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Dua të pajtohem me Kinën dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Do të takohem me të dytë javën e ardhshme në Japoni në G20”, ka thënë Trump.