Ish-shefi i INTERPOL-it pranon se morri ryshfet

Ish-shefi i INTERPOL-it pranon se morri ryshfet

Bota June 20, 2019 - 13:14
Lexoni detajet

Kina thotë se ish-shefi i Interpolit Meng Hongwei ka pranuar fajësinë në gjykatë, për marrjen e më shumë se 2 milionë dollarëve në ryshfet.

Media shtetërore raporton se gjykata në Tianjin do të shpallë vendimin e saj në një datë të mëvonshme.

Meng, i cili ishte kreu i parë kinez i Interpolit, u zhduk në një udhëtim në Kinë nga Franca shtatorin e kaluar.

Partia Komuniste më vonë konfirmoi se ai ishte arrestuar si pjesë e veprimeve të ndërmarra nga presidentit Xi Jinping në luftimin e korrupsionit.

Gruaja e Meng, e cila është në Francë, ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Në maj, asaj iu dha azil politik në Francë, pasi kishte frikë se ajo dhe fëmijët e saj mund të rrëmbeheshin.

65-vjeçari, i cili kishte jetuar në Francë, dha dorëheqjen si president i Interpolit pasi u arrestua nga autoritetet kineze.