Erdogan thotë se Mohamed Morsi është vrarë

Erdogan thotë se Mohamed Morsi është vrarë

Bota June 20, 2019 - 16:11
Detajet

Ish-lideri egjiptian Mohamed Morsi vdiç në gjykatë para dy ditëve.

Por Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar autoritetet egjiptiane për dështim në intervenim kur ish-presidenti rra pa ndjenja në një gjykatë në Kairo të hënën.

Duke folur për një televizion në Stamboll ai tha se vdekja e aleatit të tij nuk ishte për shkaqe natyrale.

“Morsi ishte i shtrirë në gjykatë për 20 minuta. Autoritet nuk intervenuan që të e shpëtojnë. Morsi ishte vrarë, ai nuk vdiç nga shkaqe natyrore”, tha Erdogan.

Kjo është hera e dytë që Erdogan akuzon Egjiptin për vdekjen e Morsit. Të parën herë e kishte bërë menjëherë pas një lutje në Xhaminë Fatih në Stamboll.

Erdogan e ka cilësuar Morsin si një martir dhe ka fajësuar tiranët e Egjiptit për vdekjen e tij.