Irani kërcënon me luftë në tërë Gjirin Persik

Irani kërcënon me luftë në tërë Gjirin Persik

Bota June 23, 2019 - 15:15
Lexoni detajet

Irani ka paralajmëruar se çdo konflikt mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të nënkuptonte luftë masive në tërë vendet e Gjirit Persik, e kjo do të kërcënonte edhe shumë jetë të ushtarëve amerikanë. Kjo përgjigje erdhi pasi që Trump paralajmëroi sanksione të reja ndaj Iranit dhe pas sulmit kibernetik të SHBA-së ndaj Republikës Islamike.

Ndërkohë që Trump njoftoi sanksione të reja, ai tha se është i interesuar për një marrëveshje, për shkak se sanksionet do ta shkatërronin ekonominë, e që u pa si një lëvizje për uljen e tensioneve që erdhën pasi u rrëzua një dron amerikan.

Trump tha gjithashtu se planifikonte që ta sulmonte iranin me raketa, por e anuloi këtë për shkak se 150 persona do të vdisnin.

“As Irani e as shtetet e tjera nuk guxojnë të gabojnë ndaj SHBA-së. Askush nuk i ka dhënë atyre licensë për gjueti në Lindjen e Mesme” kishte thënë Këshilltari për Siguri Nacionale i presidentit, John Bolton.

Irani ndërkohë ka thënë se do t’i përgjigjet kërcënimeve ndaj Amerikës, kështu duke thënë është e mundur që të shpërthejë një konflikt.

“Nëse shpërthen një konflikt në rajon, asnjë vend nuk mund të na sigurojë se nuk do të shpërndahet në tërë rajonin” tha Gholamali Rashid, Gjeneral i Ushtrisë Iraniane.