Pompeo: Dua një koalicion global kundër Iranit

Pompeo: Dua një koalicion global kundër Iranit

Bota June 24, 2019 - 12:17
Lexoni më shumë detaje

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se dëshiron të ndërtojë një koalicion global kundër Iranit gjatë konsultimeve urgjente në Lindjen e Mesme. Pompeo deklaroi këtë para se të shkonte në Arabinë Saudite, raporton AP, transmeton zeri.info.

Ai tha se donte një koalicion, jo vetëm midis vendeve të Gjirit, por edhe në Azi dhe Evropë, të cilat, siç tha ai, “e kuptojnë sfidën ndërsa përgatiten të tërhiqen kundër sponsorit më të madh terrorist në botë”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar më parë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja ndaj Iranit të hënën./Zeri