Putin i vazhdon sanksionet ndaj Bashkimit Evropian

Putin i vazhdon sanksionet ndaj Bashkimit Evropian

Bota June 24, 2019 - 15:01
Lexoni detajet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se qeveria e tij ka vendosur që sanksionet ndaj mallrave që vijnë nga Bashkimi Evropian do të vazhdojnë deri në vitin 2020. E këto sanksione përfshijnë faktin që asnjë produkt ushqimor nga BE-ja nuk kalon në Rusi.

Putin e nënshkroi dekretin këtë të hëne dhe sipas të dhënave të qeverisë ruse, sanksionet do të vazhdojnë deri në vitin 2020. E pastaj në atë kohë do të vendoset se cilat do të jenë hapat e ardhshëm, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Rusia i vendosi sanksione BE-së në momentin që BE-ja e bëri të njëjtën gjë kur Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë, i cili është pjesë e Ukrainës.

Që nga ajo kohë, sanksionet evropiane dhe ato ruse kurrë nuk janë larguar. Rusia vazhdon ta mbajë nën kontroll gadishullin dhe një pjesë të madhe të Ukrainës Lindore, e këtë të papranueshme e konsideron Bashkimi Evropian.