Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën – tjetri gjendet i gjallë në mal

Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën – tjetri gjendet i gjallë në mal

Bota June 24, 2019 - 20:21
Lexo Detajet

Njëri pilot ka humbur jetën kur dy aeroplan të ushtrisë gjermane sot u përplasën në verilindje të Gjermanisë, raporton televizioni N-TV derisa piloti i aeroplanit tjetër është gjetur i gjallë.

Forcat ajrore gjermane kanë konfirmuar se dy aeroplanët ushtarakë janë rrëzuar pasi janë përplasur në verilindje të vendit, me ç’rast pilotët kishin arritur të katapultohen – megjithatë njëri prej tyre ka humbur jetën.

Radio stacioni lokal “OStzefele” ka raportuar se aeroplanët janë përplasur pak minuta para orës 14:00 në afërsi të liqenit Miric, rreth 100 kilometra larg Berlinit.

“Ata ishin duke patrulluar me aeroplanët Eurofighter së bashku me aeroplanin e tretë”, ka njoftuar ushtria gjermane në Twitter.

Siç raporton Reuters,piloti i aeroplanit të tretë ka vëzhguar përplasjen, dhe ka parë se si dy parashuta janë hapur dhe kanë rënë në tokë.

Derisa njëri pilot është gjetur i gjallë në një zonë malore pak minuta pas përplasjes së aeroplanëve, sipas radios “Ostzefele”, policia ka konfirmuar për televizionin N-TV se piloti tjetër ka humbur jetën.

Videoja e publikuar në internet shfaq se si retë e zeza të tymit ngriten në ajër.