Rusia, SHBA dhe Izraeli arrijnë marrëveshje historike për Sirinë

Rusia, SHBA dhe Izraeli arrijnë marrëveshje historike për Sirinë

Bota June 25, 2019 - 15:08
Lexoni më shumë detaje

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje historike në shumicën e çështjeve për zgjidhjen e krizës siriane, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë Nikolai Patrushev.

Patrushev u takua me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton dhe kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Meir Ben Shabbat.

“Ne ramë dakord për shumicën e çështjeve dhe për atë sesi ne duam të shohim në Sirinë në të ardhmen”, tha Patrushev, transmeton zeri.info

Sipas tij, terrorizmi mbetet një nga problemet kryesore në Siri dhe sfidat në Lindjen e Mesme janë reale, kështu që duhet të kundërshtohen.

“Ne plotësisht jemi dakord me mendimin e kryeministrit Netanyahu lidhur me çështjen se sesi duhet të jetë Siria në fund të veprimeve tona – e qetë dhe e sigurt. Dua të shtoj se duhet të sigurohet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Sirisë”, shtoi Patrushev.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë ka thënë se numri i terroristëve në Siri dhe Irak është dukshëm më i ulët, falë ndihmës amerikane.

Patrushev, Bolton dhe Ben-Shabbat diskutuan dhe për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, sepse çdo gjë që ndodh në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në një prej konflikteve të përgjakshme dhe më komplekse që ka zgjatur për tetë vjet – luftën në Siri./Zeri