Epidemi përdhunimesh të miturish në Ukrainë, ligji: Pedofilët të kastrohen

Epidemi përdhunimesh të miturish në Ukrainë, ligji: Pedofilët të kastrohen

Bota korrik 12, 2019 - 11:31
Lexoni detajet

Pedofilët do të kastrohen kimikisht nga një injeksion në Ukraninë. Procesi kimik “përfshin injektimin me forcë të barnave anti-androgjene që përbëhen nga kimikate që reduktojnë epshin dhe aktivitetin seksual”, tha agjencia kombëtare e lajmeve e Ukrainës.

Legjislacioni do të zbatohet për meshkujt të moshës midis 18 dhe 65 vjeç, të cilët janë shpallur fajtorë për përdhunim ose abuzimin seksual të të miturve dhe mund të ndikojnë në mijëra njerëz në vit. Në vitin 2017 shifrat zyrtare treguan 320 përdhunime të fëmijëve në Ukrainë – por numri i rasteve të abuzimit seksual të pedofilëve besohet të shkojë në mijëra.

Shefi i policisë kombëtare Vyacheslav Abroskin tha këtë javë: -“Pesë fëmijë u përdhunuan në katër rajone të Ukrainës … brenda vetëm 24 orëve. Dhe këto janë krimet që prindërit i raportuan policisë pavarësisht nga frika dhe ankthi i tyre për ta bërë këtë. Ne vetëm mund të hamendësojmë se sa krime seksuale latente janë bërë kundër fëmijëve në vend”.

Në një rast të tmerrshëm të kohëve të fundit, 11-vjeçarja Daria Lukjanenko, nga rajoni Odessa u vra pasi ajo ‘luftoi’ kundër tentimit për përdhunim nga një mik i familjes Nikolaj Tarasov, 22 vjeç.

Trupi i saj u gjet pas një kërkimi gjashtë ditor në një gropë të fshatit dhe pedofili u arrestua për tentim përdhunimi dhe vrasje. Qindra vetë morën pjesë në funeralin e saj dhe nëna e të dyshuarit Maria ‘e mohoi’ djalin e saj. /Tch