Greqia goditet edhe nga një stuhi tjetër

Greqia goditet edhe nga një stuhi tjetër

Bota July 14, 2019 - 23:31
Lexoni detajet

Autoritetet e Greqisë evakuuan nga shtëpitë e tyre dhjetëra persona në perëndim të shtetit, vetëm pas disa ditësh ku u shtatë njerëz u vranë nga një stuhi e fuqishme.

Stuhitë e tilla në Greqi anë të pazakonshme, pasi atje verat janë zakonisht të nxehta.

Sipas Reuters nuk është raportuar për persona të lënduar apo të zhdukur, këto vërshimet që pasuan stuhinë e fundit kanë dëmtuar rrugët në afërsi të qyteteve Nafpaktos dhe Patra, duke bërë që një rrugë kryesore të ishte e pa qarkullueshme për disa orë.

Një zyrtar i shërbimit të zjarrfikësve tha për Reuters se në qytetin Nafpaktos ka të dëmtuara shumë shtëpi dhe dyqane.

Shtatë persona, përfshirë këtu gjashtë turistë, humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan të enjten, kur një stuhi e fuqishme goditi pjesën veriore të Greqisë.