Erdogan: Ata që deshën ta shkatërrojnë Turqinë, Allahu ua shkatërroi kurthet

Erdogan: Ata që deshën ta shkatërrojnë Turqinë, Allahu ua shkatërroi kurthet

Bota July 15, 2019 - 22:48
Lexo Detajet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përkujtuar përvjetorin e tentim grusht-shtetit.

Erdogan tha se askush nga ata që tentuan të përfitojnë nga grusht-shteti nuk mbetën fitues.

“Askujt që tentoi të kryejë grusht shteti nuk i ngeli përfitim dhe, me lejen e Zotit, as në të ardhmen nuk do t’u ngelet”.

Kreu i shtetit turk shtoi se asnjë nga tradhëtarët, asnjë nga organizatat terroriste nuk mund ta rrënojnë unitetin.

“Asnjë rrjet i tradhtarëve, asnjë organizatë terroriste nuk do të mund ta rrënojë unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë në Turqi.

Natën e 15 Korrikut, deshën ta varrosin Turqinë në errisirë, por dështuan. Allahu shkatërroi kurthet e tyre.

Të gjitha raketat mbrojtëse S-400 do të vendosen deri në prill të vitit 2020″, deklaroi Erdogan.