Do të ketë një sfidë pompash, nëse Trump e provokon Bidenin rreth moshës së tij

Do të ketë një sfidë pompash, nëse Trump e provokon Bidenin rreth moshës së tij

Bota July 16, 2019 - 20:54
Lexoni detajet

Nëse presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bën shaka rreth moshës së tij ose pyet për gjendjen e tij mendore gjatë një debati, Joe Biden ka një përgjigje të gatshme: Ai do ta sfidojë atë për të bërë pompa në skenë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-nënpresidenti ka treguar planet e tij gjatë një interviste në “Morning Joe” të MSNBC, në të cilën ai u pyet mbi atë nëse ai është mjaft i fortë për të qëndruar në garë me Trump.

“Unë do t’i thosha, ‘Hajde Donald… Sa pompa ju doni të bëjë këtu?'”, ka thënë Biden.

Por kjo vlerësohet të mos jetë hera e parë që Biden, 76 vjeç, ka folur për gjendjen fizike në raport me me Trump, 73 vjeç.

Vitin e kaluar, gjatë fushatës për kandidatët e Kongresit, ai foli për ta luftuar atë për shkak të mënyrës që ai kishte folur për gratë. /Telegrafi/