Familja po bëhej gati ta varrosnin, i riu zgjohet pak para se ta fusin në dhe

Familja po bëhej gati ta varrosnin, i riu zgjohet pak para se ta fusin në dhe

Bota July 18, 2019 - 13:30
Lexo Detajet

Në një incident shokues, ky burrë i vdekur u zgjua përpara ritualit të funeralit të tij në Lucknoë . Varri i tij qe bërë gati dhe trupi i tij sa do të varrosej, kur dikush nga pjesëtarët e familjes vërejti një lëvizje të lehtë. Zija u ndal dhe familja e habitur e çoi burrin me emrin Mohammad Furqan në spital ku menjëherë e vunë në një respirator.

Burri qe shtruar në një spital privat pas një aksidenti ku edhe ishte shpallur i vdekur.

Mohammad Furqan, 20 vjeç, u shtrua në një spital privat pasi pësoi një aksident. Ai u shpall i vdekur nga spitali dhe trupi i tij mbërriti në shtëpi me një ambulancë. Vëllai i tij më i madh, Mohammad Ifran tha “Të dëshpëruar, ne po përgatiteshim për varrimin kur njëri prej nesh pa se ai lëvizi një nga gjymtyrët. Menjëherë e çuam Furqan-in në spitalin Ram Manohar Lohia ku doktorët thanë se ai ishte gjallë dhe e vunë në një respirator.

“Ne patëm paguar për spitalin privat dhe kur u thamë që nuk kishim më para, ata e shpallën Furqanin të vdekur,” shtoi Ifrani. Shefi i Mjekësisë në Lucknoë , Narendra Agarë al tha, “Kemi marrë dijeni për çështjen dhe ajo do të investigohet me imtësi”.

“Pacienti është në gjendje kritike por truri i tij nuk ka vdekur. Ai ka puls, tension gjaku dhe reflekset e tij punojnë. Është vënë në një respirator.