Riaktivizohet vullkani Etna, bllokohet pjesërisht hapësira ajrore

Riaktivizohet vullkani Etna, bllokohet pjesërisht hapësira ajrore

Bota July 20, 2019 - 18:46
Detajet

Vullkani Etna ka rifilluar aktivitetin me energji i karakterizuar nga shatërvanë me llavë në orët e hershme të mëngjesit.

Fenomeni, i përqendruar në pjesën e sipërme dhe të shkretë të vullkanit, është shoqëruar nga nxjerra e sasive të mëdha të hirit duke shkaktuar një mbyllje të hapësirës ajrore në Katanaia dhe Komizo me pengimin e uljeve dhe ngritjeve të avionëve në dy aeroportet.

Megjithatë pas disa orësh aktiviteti i vullkanit dhe hirit ka rënë djeshëm, duke sjellë një hapje të pjesshme të hapësirës ajrore në Katania, ndërsa aeroporti i Komizos është plotësisht operativ./ATSH/