India mund të rishikojë doktrinën për mospërdorimin e armës bërthamore e para

India mund të rishikojë doktrinën për mospërdorimin e armës bërthamore e para

Bota August 16, 2019 - 22:28
Detajet

Ministri indian i Mbrojtjes, Rajnath Singh la të kuptohet sot se India mund të ndryshojë doktrinën e saj të mos përdorimit e para të armës bërthamore, në kontekstin e tensioneve në rritje me Pakistanin në lidhje me Kashmirin.

Ministri i mbajti këto deklarata në Pokhran, vendi ku India kishte zhvilluar me sukses testet bërthamore në vitin 1998 në epokën e qeverisë së kryeministrit Atal Vajpayee.

“Pokhran është dëshmia e vendosmërisë për të bërë Indinë një fuqi bërthamore dhe që vazhdon t’i qëndrojë fuqishëm doktrinës të mos përdorimit e para të armës bërthamore”, shkruan Singh në Twitter në përfundim të vizitës së tij, përcjell Atsh.

“India i ka qëndruar në mënyrë strikte kësaj doktrine. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen varet nga rrethanat”, paralajmëroi ai.

India u angazhua në vitin 1999 të mos përdorë e para armën bërthamore në rast të një konflikti. Mes vendeve fqinje të Indisë, Kina ka aplikuar të njëjtën doktrinë, por jo Pakistani.