Sektorët kryesorë ku emigrantët nga Ballkani punësohen në Gjermani

Sektorët kryesorë ku emigrantët nga Ballkani punësohen në Gjermani

Bota August 17, 2019 - 18:40
Lexoni detajet

Wido Geis-Thöne, ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, kur pyetet se çfarë i dallon punëtorët nga Ballkani nga ata që vijnë nga vende të tjera, thotë: “Specifike për ta është se i gjen më shumë në ndërtim, specifikë tjetër është se, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit, gjë që i kemi më pak nga vendet e tjera të treta.”

Në intervistën për ‘DW’, Thöne deklaron se përveç ndërtimit, janë sektorët e pastrimit dhe shëndetësië ku ballkanasit punësohen më shumë në Gjermani.

“Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një numër i madh punon edhe në gastronomi, një numër jo i vogël punon në shërbime të tjera, si pastrimi, por edhe në sektorin e shëndetësisë ka një numër më të madh se punëtorë nga vendet e tjera”, shprehet ai.

Wido Geis-Thöne thekson se është vështirë të llogaritet numri i punëtorëve nga Ballkani që rrinë në zonën gri apo të zezë të punësimit.