'Po vjen vala e pestë e të nxehtit afrikan', meteorologët paralajmërojnë: Na pret javë e vështirë

'Po vjen vala e pestë e të nxehtit afrikan', meteorologët paralajmërojnë: Na pret javë e vështirë

Bota August 17, 2019 - 21:49
Lexoni detajet

Italia po përgatitet të përballet me një situatë të vështirë këtë javë që vjen.

“Vera këto ditë dukej se kishte gjetur një ekuilibër të mirë. Por sipas ekspertëve të motit, vala e pestë e të nxehtit afrikan po arrin në gadishullin tonë. Java e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme, shpjegojnë ekspertët e ilMeteo.it”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas meteorologëve, disa zona do përjetojnë temperatura përvëluese, ndërsa të tjera stuhi të forta e breshër.

Nga e hëna më 19 gusht, Sardenja, Siçilia dhe rajone qendrore të Tirrenit, shpjegon Salvatore de Rosa, meteorolog i ilMeteo.it, do kenë temperatura të larta.

Por ditët më të nxehta thonë sinoptikanët do të jenë ndërmjet ditës së martë 20 gusht dhe të enjtes 22 gusht, kur i gjithë rajoni nga Qendra-Jug dhe ishujt do të arrijnë në temperatura deri në 40 ° C dhe 38 ° C, (veçanërisht në Toscana dhe Umbria), dhe Romë.

Valës së nxehtësisë do t’i shpëtojnë vetëm pjesërisht rajonet veriore, të prekura nga rrymat e Atlantikut, të cilat do të gjenerojnë stuhi në zonën e liqeneve Lombard, pastaj në Trentino dhe zonën e sipërme të Belluno.

Kushtet e motit do të vazhdojnë të pandryshuara, vijon eksperti – deri të Premten në 23 gusht, kur pritet një ndryshim në fundjavë.