Merkel: Europa e bashkuar përfshinë edhe Ballkanin Perëndimor
Bota
August 19, 2019 - 21:30
Lexo Detajet
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Europa do të bashkohet në plotni kur vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësohen në Bashkimin Europian.
Këto komente të Kancelares Merkel e tregojnë angazhimin e fuqishëm të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide që nuk është shumë e përkrahur nëpër disa vende të këtij blloku.
Ajo ka thënë kështu në Hungari derisa po merrte pjesë në shënimin e 30 vjetorit të “piknikut pan-Europian”, ngjarje kjo që vlerësohet si thelbësore për rënien e Perdes së Hekurt.
“Nëse i shikoni aspektet gjeostrategjike dhe gjithashtu i shikoni hartat, mund të vëreni se një Europë e kompletuar do të arrihej vetëm me përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Merkel para gazetarëve hungarez.