Vuçiqi i çon e-maile Kitaroviqit, në njërin prej tyre i thotë: Mos e bëj asesi këtë
Bota
August 20, 2019 - 15:36
Lexo Detajet
Media kroate ka publikuar dhjetëra e-maile të presidentes Kolinda Grabar Kitarovic.
E-mailet janë shkëmbyer mes presidentes kroate dhe këshilltarit të saj Mati Raeljic.
Mes tyre, është edhe një email ku shkruhet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i kishte kërkuar presidentes kroate, Kitarovic, që të mos e përmendëte më termin “agresioni i Serbisë së Madhe’.
“Raportohet se në mesin e këtyre emaileve është edhe një ku shihet se Aleksandër Vuçiq kishte kërkuar nga presidentja kroate që të mos e përdorte më termin ‘agresoni i Serbisë së Madhe’.