SHBA-të ndryshojnë rregulloret, mund t’i ndalojnë migrantët pa limit kohor

SHBA-të ndryshojnë rregulloret, mund t’i ndalojnë migrantët pa limit kohor

Bota August 21, 2019 - 17:11

Familjet e migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë ilegale mund të ndalohen pafundësisht nën një rregullore të re të shpallur nga administrata Trump.

Vendimi i ri zëvendëson një marrëveshje që përcakton një kufi kohor, për sa kohë qeveria mund të mbajë në burg fëmijët migrantë.

Masa u njoftua nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan dhe do të hyjë në fuqi brenda 60 ditëve.

Pritet që kjo masë të përballet me një sfida ligjore.