“Goditini, qëllojini, por mos i vrisni”, Presidenti filipinas fton njerëzit të sulmojnë zyrtarët e korruptuar

“Goditini, qëllojini, por mos i vrisni”, Presidenti filipinas fton njerëzit të sulmojnë zyrtarët e korruptuar

Bota September 14, 2019 - 22:21
Detajet

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka ftuar qytetarët që të qëllojnë zyrtarët e korruptuar që mund të ndeshin në jetën e përditshme, por të mos i vrasin.

74-vjeçari tha se kushdo që shikon një zyrtar që merr ryshfet, mund ta qëllojë atë me armë, por nuk do të ndëshkohet nga autoritetet vetëm nëse zyrtari mbijeton. Nëse zyrtari vdes, do të marrë ndëshkimin e merituar.

“Nëse paguani taksa dhe zyrtari ju kërkon ryshfet, qëllojeni. Nëse keni armë, qëllojeni, por mos e vrisni sepse nëse e vrisni nuk do të faleni. Qëllojeni në këmbë dhe do të jeni në liri me kusht. Do ju mbroj unë”, tha Presidenti i Filipineve.

Gjithashtu, ftoi qytetarët që të denonconin rastet e korrupsionit të zyrtarëve qeveritarë.

“Do të fus në zyrën time zyrtarin dhe ankimuesin dhe do ta lë qytetarin që ankohet që ta qëllojë me shuplakë të korruptuarin”, shtoi Duterte./A2