Hong Kong, protestuesit këndojnë “Zot Ruajeni Mbretëreshën”

Hong Kong, protestuesit këndojnë “Zot Ruajeni Mbretëreshën”

Bota September 15, 2019 - 08:37
Detajet

Qindra njerëz në Hong Kong kanë protestuar duke kënduar “Zot Ruaje Mbretëreshën” para Konsullatës Britanike.

Ata po kërkojnë nga ish-fuqia koloniale të kujdeset që Kina t’i respektojë liritë autonome të qytetit të madh, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ky është vikendi i 15-të që rrugët e Hong Kong-ut i gjen të mbushura me protestues. Shpesh herë protestuesit pro-demokracisë janë të dhunshëm për shkak se konsiderojnë që Pekini po ndërhynë në punët e brendshme të qytetit.

Kujtojmë se shkak për nxitjen e protestave në Hong Kong ishte një projektligj për ekstradim i cili u kundërshtua fuqishëm nga populli.