Tetë të vdekur nga fundosja e anijes në Indi

Tetë të vdekur nga fundosja e anijes në Indi

Bota shtator 15, 2019 - 21:50
Detajet

Të paktën tetë persona u mbytën sot dhe 25 raportohen të humbur kur një anije me turistë u fundos në një lumë në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh.

Në anije ishin 60 vetë, së bashku me anëtarët e ekuipazhit, dhe aksidenti ndodhi në lumin Godavari, tha zyrtari lokal Santi Swarup.

“Ne kemi identifikuar tetë trupa deri më tani, dhe 27 njerëz janë shpëtuar. Aksioni i shpëtimit është duke vazhduar“, tha Swarup.

Ai shtoi se shkaku i aksidentit nuk dihet ende, shkruan Reuters.