Tre viktima dhe mbi 200 të infektuar nga listeria

Tre viktima dhe mbi 200 të infektuar nga listeria

Bota September 16, 2019 - 19:25
Detajet

Tre persona humbën jetën, ndërsa së paku 222 persona u infektuan  me epideminë më të madhe të listerisë në Spanjë deri tani, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Infektimi, i cili me siguri është shkaktuar nga mishi i derrit i prodhuar në jug të shtetit,  kryesisht ka goditur gra dhe të moshuar mbi moshën 65 vjeçare, shton OBSH.

Shumica e pacientëve janë nga Andaluzia sepse fabrika për përpunimin e mishit Magrudis gjendet në Sevila.  Nga marketet janë tërhequr prodhimet e mishit të përpunuar të derrit nga ajo fabrikë para 1 majit.

OBSH, megjithatë paralajmëron për rritje të mëtutjeshme të numrit të të sëmurëve sepse prodhuesit e “Magrudis” janë shumë të njohur në Spanjë, kanë afat të kohëzgjatjes prej tre muajve, ndërsa vendin e vizitojnë një numër i madh i turistëve të cilët me siguri këtë verë kanë konsumuar  prodhime  nga ajo fabrikë.

Listeria ose listerioza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga Listeria monocytogenes dhe hyn në trupin e njeriut  me ushim të kontaminuar. Zakonisht shkakton sëmundje që trajtohet  në mënyrë efikase me antibiotikë, por mund të jetë edhe vdekjeprurës për gratë shtatzëna, foshnjet, personat e moshuar dhe personat me sistem të dobët imunologjik.

Tre nga rastet e vdekjes  me listeri janë persona të moshuar, ndërsa te gjashtë gra shtatzëna,  sëmundja shkaktoi abort, publikoi OBSH.