Shkon në 30 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Afganistan

Shkon në 30 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Afganistan

Bota September 17, 2019 - 16:05
Detajet

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm, i cili u krye nga një sulmues vetëvrasës në tubimin zgjedhor të presidentit afgan, Ashraf Ghani.

Sulmi ndodhi vetëm 11 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ndërsa presidenti ka shpëtuar pa lëndime në këtë incident.

Përgjegjësinë për shpërthimin e tmerrshëm e morën talibanët. Një zëdhënës i këtij grupi militant tha se cak i sulmit kanë qenë forcat afgane të sigurisë. Ai shtoi se civilët kanë qenë të paralajmëruar për rrezikun.

“Nëse dikush, pavarësisht paralajmërimit, lëndohet, ata janë vetë fajtorë për këtë”, shtoi zëdhënësi.

Komandantët talibanë janë zotuar se do t’i shpeshtojnë përleshjet me forcat qeveritare dhe ushtritë e huaja për ta penguar procesin e votimit në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit, në të cilat Ghani do të garojë për mandatin e dytë pesëvjeçar, shkruan “Reuters”.