Zyrtare: Robert O’Brien emërohet këshilltar për Siguri Kombëtare, zë vendin e John Boltonit

Zyrtare: Robert O’Brien emërohet këshilltar për Siguri Kombëtare, zë vendin e John Boltonit

Bota September 18, 2019 - 15:59
Detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se planifikon ta emërojë negociatorin e pengjeve, Robert O’Brien, si këshilltar të ri të sigurisë kombëtare.

Trump këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Twitter duke thënë se O’Brien do ta bëjë një punë të shkëlqyeshme.

Njoftimi i Donald Trump vjen një javë pasi e shkarkoi John Bolton nga posti i këshilltarit për siguri kombëtare, duke përmendur mosmarrëveshjet politike.